Ndeshja e dytë finale e play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet sot në ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.
Portokallinjtë kanë triumfuar në ndeshjen e parë të luajtur në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet me rezultat 76:66, ndërsa tani pritet që bardhekaltrit të bëjnë maksimumin për ta barazuar serinë finale.
Megjithatë në anën tjetër nuk duhet harruar atmosferën që pritet të mbretërojë sot në Prizren, duke u nisur nga fakti se sa herë takohen këto dy skuadra palestra është e stërmbushur dhe ashtu pritet të jetë edhe sonte.
Ekipi që shënon 3 fitore shpallet kampion i Kosovës për edicionin 2016/17. Kampione në fuqi është Sigal Prishtina.
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën