Bashkimi ka arritur të shënoj fitore historike në Fiba Europe Cup, duke triumfuar thellë 89-69 ndaj gjigantit kroat, Cibona.
Bashkimi e nisi fuqishëm ndeshjen duke e mbyllur çerekun e parë 19-7, derisa pjesa e parë u mbyll 37-25, shkruan Arbresh.info.
Edhe në çerekun e tretë Bashkimi ishte bindshëm më i mirë, duke fituar me nëntë pikë, dallim. Vetëm në periudhën e fundit kroatët ishin më të mirë se prizrenasit, mirëpo nuk mjaftoi që të shkrihej epërsia prej 20 pikëve.
Më i dalluari në këtë takim për prizrenasit ishte Bailey me 16 pikë e 11 kërcime. Lojë të mirë bën edhe Anderson e Cousins me nga 14 pikë.
Tek Cibona u dallua Rudan me 18 pikë.
Kjo është humbja e parë për kroatët pas tri fitoreve, kurse Bashkimi merr fitoren e parë dhe historike në FEC.
Ndeshjen e radhës Bashkimi e luan ndaj Reggiana në Prizren./Arbresh.info
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?