Bashkimi ka arritur të shënoj fitore në derbin e rivalëve të vjetër në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87-77 në kuadër të xhiros së 25-të.
Prizrenasit e nisën takimin më mirë duke e fituar periudhën e parë 15-26, shkruan Arbresh.info.
Prishtina pati disa ngritje në çerekun e dytë ku u afrua deri në dy pikë, mirëpo në fund prizrenasit thelluan epërsinë sërish.
Në periudhën e tretë dhe të katërt, Bashkimi e mbajti epërsinë e krijuar dhe arriti fitoren e cila ia blindon pozitën e dytë në tabelë.
Më i dalluari në këtë përballje ishte Shanon Shorter me 25 pikë. Lojë të mirë bën edhe Lejson Zeqiri dhe Lake me nga 15 sosh.
Tek kryeqytetasit, Lomax pati 19 pikë derisa Bailey luajti me 18 sosh.
Për Bashkimin kjo është fitorja e 17 krahas tetë humbjeve, teksa Prishtina pëson disfatën e 16 krahas nëntë fitoreve./Arbresh.info
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin