Bashkimi ka arritur fitore me përmbysje ndaj Rahovecit në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës, me rezultat 90-70.
Çereku i parë ishte i balancuar derisa Rahoveci e mbylli pjesën në epërsi prej katër pikësh, shkruan Arbresh.info.
Në periudhën e tretë Bashkimi riktheu rezultatin nga ana e tyre, dhe në çerekun e fundit e vulosi fitoren prej 20 pikësh.
Më i dalluari në fitoren e prizrenasve ishte Lejson Zeqiri me 21 pikë, teksa lojë të mirë bën edhe Shorter me 18 pikë, tetë kërcime, po ashtu me nga 16 sosh luajtën edhe Cousins e Lake.
Tek Rahoveci shkëlqeu Bardh Rexha me 19 pikë dhe Pullian me 17 sosh, i cili shtoi edhe tetë kërcime e nëntë asistime.
Kjo ishte fitorja e 11 krahas pesë humbje për Bashkimin, kurse Rahoveci regjistroi disfatën e 11, derisa ka fitore pesë fitore dhe ndodhet në vendin e fundit.
Bashkimi është i dyti, kurse xhiron e radhës luan me liderën Trepçën ku ka mundësi me një fitore t’i afrohet kreut./Arbresh.info
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...