Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Prizrenit 16 me rezultat 104:76 (20:22, 26:21, 25:20, 33:13), në xhiron e 27-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Prizreni 16 e nisi më mirë ndeshjen, duke pasur deri në nëntë pikë epërsi në çerekun e parë, 13:22, megjithatë shtatë pikë radhazi nga vendasit bënë që kjo pjesë të përfundojë 20:22. Periudha e dytë ishte e barabartë dhe u karakterizua me rezultat të ngushtë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 46:43.
Basketbollistët e Bashkimit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku arritën epërsi deri në 13 pikë, 71:58, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 71:63. Në dhjetë minutat e fundit dominuan totalisht Portokallezinjtë, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm për të thelluar edhe më shumë epërsinë dhe për të triumfuar në fund 104:76.
Te Bashkimi u dalluan Valon Bunjaku me 21 pikë e gjashtë asistime dhe Alban Veseli me 25 pikë e pesë kërcime, kurse te Prizreni 16 u dallua Arti Hajdari me 20 pikë.
Bashkimi ka 11 fitore e 16 humbje, kurse Prizreni 16 ka 15 fitore e 12 humbje.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata