Pas përfundimit të gjysmësezonit në basketbollin kosovar, skuadra e Bashkimit ka bërë disa ndryshime në roster.
Gjatë ditës së sotme prizrenasit kanë bërë të ditur se Darko Radulović nuk do të jetë më trajner i skuadrës, shkruan Arbresh.info.
Kurse menjëherë pas njoftimit të largimit të tij, portokallezinjtë kanë njoftuar se Eric Copes do të jetë basketbollisti më i ri i klubit.
Copes luan në pozitën e qendrës dhe ka luajtur edhe sezonin e kaluar tek kjo skuadër.
Po ashtu një tjetër basketbollist, Wendell Gren Jr iu është bashkuar edhe zyrtarisht klubit prizrenas.
Së fundmi Green Jr pati një sezon të shkëlqyer në Superligën e Islandës, me mesatare 23.2 pikë, 5.4 kërcime, dhe 3.4 asistime.
Bashkimi pas 14 ndeshjeve në Superligë është në pozitën e dytë me nëntë fitore e pesë humbje./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...