Jose Maria Bartomeu ka kaluar natën në stacionin policor në Kataluni, pas bastisjeve që u bënë në zyrat e Barcelonës.
Të hënën në mëngjes, policia spanjolle bëri një bastisje në objektet e klubit katalunas, aty ku pati edhe tri arrestime.
Përveç Bartomeut, u arrestuan edhe dy drejtorë që lidheshin me skandalin “BarçaGate”, me një kompani të punësuar për prishjen e imazhit të kundërshtarëve.
Pas shpërthimit të skandalit, Barcelona kishte reaguar në media se kompania nuk ishte punësuar nga ish-presidenti, aty ku tentohej prishja e imazhit edhe të Lionel Messit.
Bartomeu më pas dha dorëheqje, derisa të hënën e kësaj jave u vë në pranga dhe kaloi natën në paraburgim, deri në një vendim të ri për rastin.
Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale te Barcelona do të mbahen më 7 mars, e që klubi aktualisht është në krizë financiare dhe me shumë probleme. /Telegrafi/
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri