Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka pretenduar se është në dijeni ku do të luaj sezonin e ardhshëm kapiteni i Ajaxit – Matthijs de Ligt.
Ai është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë kësaj merkato ndërkohë që Barcelona, Liverpooli, Manchester United, Juventusi dhe Paris Saint Germaini janë përfolur të gjithë për transferimin e 19-vjeçarit, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi besohet se do të udhëheq tani garën ndonëse raportet e fundit sugjerojnë se një marrëveshje mes Ajaxit dhe Manchester United është arritur.
“Zonja e Vjetër” ende nuk ka rënë dakord rreth tarifës, por Bartomeu ka lënë të kuptohet se është në dijeni se ku cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i holandezit.
“E kam thënë kohë më parë se e di se ku do të luaj ai sezonin e ardhshëm”, citohet të ketë thënë Bartomeu. “Ende e di, por nuk mund të them asgjë. Ai ende i takon Ajaxit”
De Ligt, i cili besohet se vlen 75 milionë funta, ka shënuar shtatë herë brenda 55 paraqitjeve te Ajaxi sezonin e kaluar./arbresh.info/
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...