Nicolo Barella ka theksuar se Interi tashmë i ka mposhtur Barcelonën dhe Bayern Munichun, kështu që janë gati për PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve.
Finalja e madhe do të luhet në Munich dhe është ky i njëjti stadium ku ‘Nerazzurrët’ dolën me një fitore 2-1 falë një goli të Davide Frattesit në çerekfinale kundër Bayern Munichut.
“Është një kujtim i mrekullueshëm i golit të Frattesit, ishte një performancë e shkëlqyer e Interit”.
“Tani na duhet një tjetër. Patëm disa çerekfinale dhe gjysmëfinale të mëdha, duke mposhtur disa nga ekipet më të mira në botë si Bayern Munich dhe Barcelona, kështu që i respektojmë të gjithë, përfshirë PSG-në”.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se do të na duhet të vuajmë ndonjëherë dhe të luajmë një performancë të vërtetë si Interi, që do të thotë të qëndrojmë të fortë dhe të shënojmë gola kur të na jepet mundësia”, ka thënë Barella fillimisht.
Ndërsa Interi ishte në garë për tripletën vetëm disa muaj më parë, tani rrezikon ta përfundojë sezonin duarbosh pasi u eliminua në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë nga Milani, dhe më pas humbi titullin e Serie A me një pikë diferencë ndaj Napolit.
“Ky është futbolli, duhet të ngrihesh në këmbë menjëherë pasi rrëzohesh. Ne gjithmonë e kemi bërë këtë në vitet e fundit. Mund të kishim bërë më mirë këtë sezon, por tani po shkojmë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, në garën më të rëndësishme në botë”./telegrafi
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...