Roma dhe Cagliari kanë arritur marrëveshje për Niccoló Barella, gjithçka tani është në duar të futbollistit.
Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini, ka konfirmuar se Roma ka bërë ofertë më të mirë se Interi për Niccoló Barellan dhe tashmë është arritur edhe marrëveshja mes klubeve.
Gjithçka është në duar të futbollistit, i cili pëlqen edhe Interin, sidomos pasi sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League, kurse Roma në kualifikime për Europa League.
“Kemi arritur marrëveshje me Romën për Barellan, atë bën ofertë më të mirë se Interi. Niccoló do të ketë më shumë kohë për të vendosur”, tha presidenti i Cagliarit.
Ai tregoi gjithashtu se me Interin kishin arritur njëfarë marrëveshje për futbollistin në fillim të qershorit, por “ata nuk janë bërë të gjallë që nga 11 qershori”, çka e ka shtyrë atë që të dëgjojë ofertën e Romës çka tani ka arritur edhe marrëveshje.
Sipas mediave italiane, Roma i ka ofruar mesfushorit 22-vjeçar 3 milionë euro në sezon, plus bonuse.
Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...