Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 73:62 (22:17, 22:16, 15:11, 14:18), në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në çerekun e parë prishtinasit kishin epërsi të lehtë, por pa arritur shkëputjen e madhe, duke e fituar këtë pjesë 22:17.
Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur edhe më tutje epërsinë, ku më e larta ishte 11 pikë, 38:27, e më pas zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, derisa pjesa e parë përfundon 44:33.
Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke e ngritur epërsinë edhe më shumë, 51:33.
Prizrenasit u munduan të rikthehen, por pa arritur një gjë të tillë dhe rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:44.
Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, me prishtinasit që menaxhuan epërsinë dhe triumfuan me rezultat 73:62.
Te Sigal Prishtina u dallua Wendell Mitchell me 10 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Immanuel King me 13 pikë e 10 kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë.
Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse Bashkimi ka pesë fitore dhe pesë humbje.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...