Ish mbrojtësi i krahut të majtë të Barcelonës, Alex Grimaldo ka akuzuar “Blaugranët” për mos vëzhgimin e akademisë së tyre.
Grimaldo ishte konsideruar si njëri nga talentet me një të ardhme të ndritur te Barcelona, por dështoi për të bërë ndonjë paraqitje te skuadra kryesore para se t’i bashkohej Benficas në muajin janar të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.
“Ka qenë gjithmonë e vështirë për të hyrë në skuadrën e parë të Barçës, por klubi nuk është duke shikuar më në akademinë e tyre”, tha reprezentuesi i Spanjës U21.

“Lojtarët që largohen janë të mirë mjaftueshëm për të vazhduar aty. E ardhmja? Aktualisht, jam i fokusuar në skuadrën kombëtare”
“Kam pasur një lëndim që më mbajti jashtë fushe që një kohë të gjatë sezonit, por jam shumë i lumtur për minutat që kam luajtur dhe nivelin që me të cilin kam luajtur”, shtoi Grimaldo./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...