Barcelona e ka nisur me ‘këmbë’ të mbarë edicionin 2021/22, duke mposhtur Real Sociedadin.
Blaugranasit fituan me rezultat 4 – 2 në “Camp Nou”.
Gerard Pique zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të bukur nga Memphis Depay (19′).
Ndërsa, në fundin e pjesës së parë, Martin Braithwaite me kokë gjeti golin përmes Frenkie de Jong (45+2).
Danezi vazhdoi shkëlqimin duke gjetur golin e dytë personal, njëkohësisht të tretin për katalunasit (59′).
Sociedad vonë nisi të këndellet duke gjetur golin përmes Lobete që shënoi pas asistimit të Barrenetxea (82′).
Kurse, pas vetëm tre minutave, Oyarzbal realizoi supergol nga distanca (85′).
Sociedad deri në fund provoi të gjente golin për të barazuar, por të pafat.
Derisa pritej përfundimi i takimit, në skenë doli Sergi Roberto që vulosi fitoren (90+1).
Ndërkohë, Adnan Januzaj zhvilloi 46 minuta, derisa Rey Manaj qëndroi gjatë tërë ndeshjes në stol.
Me këtë fitore, Barcelona e renditët e dyta me tre pikë, derisa Real Sociedad mban pozitën e 19-të pa pikë./Lajmi.net/
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...