Barcelona ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Real Sociedadit në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit spanjoll.
Ndeshja nisi me një ritëm të ngadaltë me Barcelonën që mbante posedimin e topit, por pa arritur të krijojë ndonjë rast serioz për gol.
Rasti i parë në këtë takim i takoi vendasve të cilët rrezikuan përmes Sheraldo Becker (5’) goditja e të cilit shkoi mbi portë.
Raphinha pati një mundësi të artë shënimi në minutën e 38-të, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.
Golin e epërsisë dhe të fitores Barcelona e gjeti në minutën e 40-të me anë të Lamine Yamal i cili tregoi një teknikë të jashtëzakonshme për ta finalizuar aksionin për 1-0.
Në pjesën e dytë Barcelona pati një tjetër mundësi për ta dyfishuar epërsinë përsëri me Raphinhan, por gjuajtjen e tij të fortë e priti me shumë mund Alex Remiro.
Mysafirët patën një mundësi të artë për të barazuar shifrat përmes Brais Mendes (67’) por gjuajtja e tij shkoi fare pranë shtyllës së Ter Stegen.
Deri në fund Barcelona e gjeti edhe golin e dytë kësaj radhe me anë të Raphinhas i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për rezultatin 2-0 në minutën e 93-të.
Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 76 pikëve dhe vazhdon garën për të mbajtur pozitën e dytë në tabelë dhe ndiqet nga Girona në vendin e tretë me një pikë më pak (75)./Telegrafi
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...