Barcelona ka triumfuar 3-0 përballë Osasunas nga ndeshja e mbetur prej xhiros së 27-të.
Pas vetëm 11 minutash lojë, Ferran Torres kaloi katalunasit në epërsi përmes një asistimi nga Alejandro Balde.
11 minuta më vonë, Dani Olmo ia doli të realizonte nga penalltia, ndërsa ishte një rigjuajtje, shkaku që lojtarët e Osasunas ishin futur në zonë më herët se goditja e spanjollit në top.
Për fatin e keq të Barcelonës, Olmo pësoi lëndim në minutën e 28-të, duke e liruar vendin për Fermin Lopez.
Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga Barcelona, por mysafirët nuk lejuan më hapësira si në pjesë të parë.
Përkundër rezistencës së tyre, Blaugranasit ia dolën që të thyjnë defanziven e kundërshtarit dhe të shënojnë edhe golin e tretë.
Në minutën e 77-të, Robert Lewandowski u asistua nga Fermin, për rezultatin final 3-0.
Barcelona shkon në kuotën e 63 pikë, tri më shumë se Real Madridi, ndërsa në xhiron e 29-të takohen me Gironan.
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...