Newcastle United dhe Barcelona luajtën baras në ndeshjen e parë të fazës së parë në raundin e 1/8 së finales.
Takimi u mbyll me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi katër minuta para fundit të kohës së rregullt, ku realizator ishte Harvey Barnes.
Derisa të gjithë po prisnin fitoren e vendasve, në minutën e fundit të shtesës Barcelona përfitoi penallti.
Nga 11 metra i pagabueshëm ishte Lamine Yamal, i cili e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja. Menjëherë pas kësaj ndeshja u mbyll dhe në Spanjë pritet të vendoset se kush do të kaloj tutje.
Ndeshja e kthimit do të luhet javën tjetër në ‘Camp Nou’./Arbresh.info
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...