Barcelona është gati të garojë me Arsenal-in për transferimin e sulmuesit së PSV-së, Donyell Malen.
Malen është duke shkëlqyer në kampionatin holandez, andaj nuk është befasi që ka interesimin e klubeve të mëdha evropiane, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, trajneri i klubit blaugranas, Ronald Koeman është duke e parë Malen si alternativë e Memphis Depay-it.
Mirëpo, në garë për 21-vjeçarin që një kohë është edhe Arsenal-i që e shohin si lojtari adekuat që mund të luajë pranë Pierre-Emerick Aubameyang.

Malen ka shënuar 32 gola në vetëm 77 ndeshje për PSV, andaj shihet si ndër talentët që do shkëlqejnë në të ardhmen e afërt.
Gjithashtu lojtarit mund të preferojë kalimin në “Camp Nou” shkaku i Koeman-it, që mund t’i ofronte mundësinë të jetë titullarë para Martin Braithëaite që momentalisht është në qendrën e sulmit./arbresh.info.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...