Jordi Alba ka pasur luksin të mos përballet me konkurrëncë të drejtëpërdrejtë në Barcelonë prej disa vitesh. Spanjolli është pretendesti i vetëm për pozicionin e krahut të majtë në Camp Nou dhe përpjekjet e klubit për të gjetur një konkurrent vitet e fundit kanë qenë të kota.
Megjithatë, presidenti Joan Laporta dëshiron ta ndryshojë atë në afatin kalimtar të verës. Një nënshkrim i ri në krahun e majtë shihet si një prioritet jo vetëm për të mbajur Alba në këmbët e tij, por edhe sepse veterani tani është në të 30-at.
Disa opione kanë qenë në radarin e klubit në muajt e fundit duke përfshirë Nicolas Tagliafo të Ajaxit, Jose Gaya të Valencias, Marcos Alonso të Chelseat dhe mbrojtësin e Benficas, Alejandro Grimaldo.
Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka përjashtuar nënshkrimin e Grimaldos. Ndërsa Gaya dhe Alonso shihen si opsione të mundshme, ky i fundit qetëson më shumë menaxhmentin e Barcelonës pasi përshtatet më së miri me situatën ekonomike të klubit.
Një kombinim i faktorëve ekonomikë dhe sportivë tani e përjashton Grimaldon nga gara. Kjo mund të përfshijë jo vetëm çmimin e lartë të kërkuar të Benfica-s, por edhe rekordin e dobët të mbrojtësit të La Masia, i cili bëri 100 paraqitje për Barcelonën B./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër