Barcelona do të marrë një bonus prej 1 milion euro nga Interi si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Arturo Vidal dhe reprezentuesi i Kilit do të marrë një rritje automatike të pagës.
Vidal u bashkua me Nerazzurrin si një lojtar i lirë verën e kaluar.
Marrëveshja erdhi me një sërë shpërblimesh bazuar në performancat e lojtarit dhe rezultatet e klubit.
Sipas Calciomercato, skuadra e Serie A do t’i paguajë Barcelonës një milion euro bonus pas fituan titullin e kampionit.
Vidal nënshkroi një marrëveshje prej 5 milionë euro në vit me Interin, por sipas një raporti të mëparshëm të La Gazzetta dello Sport, paga e tij do të rritet në 6.5 milionë euro në sezonin 2021-22.
Sipas raporteve në Itali, ish-ylli i Juventusit dhe Bayern Munchen është një nga lojtarët që mund të largohet nga Stadio Giuseppe Meazza në fund të sezonit. /Gazeta Express/
Policia shqiptare kap 4 shtetase kineze për prostitucion, pr...
Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës n...
OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftë...
Kurti udhëton drejt Londrës, merr pjesë në Konferencën për M...
Lufta në Iran, Pompeo përmend fushatën e NATO-s në Kosovë
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?