Gjiganti spanjoll, Barcelona, do të vazhdojë me transferime në afatin kalimtar të janarit.
Barcelona transferoi mesfushorin brazilian, Philipe Coutinho, nga Liverpooli për vlerën e 160 milionë eurove.
Tashmë, skuadra e Ernesto Valverde është duke e vëzhguar futbollistin kolumbian, Yerry Mina.
Sipas “Mundo Deportivo” Mina sonte do të udhëtojë drejtë Barcelonës, për të kryer testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën, transmeton arbresh.info.
Po ashtu gazeta spanjolle raporton se ky transferim ka mundur të ndodh edhe më herët, por për shkak të dokumentacionit nuk është kompletuar.
Barcelona në këtë sezon është në top formë, dhe është lidere në tabelë me 48 pikë. /arbresh.info/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...