Barcelona nuk ka ndonjë interes për të transferuar mbrojtësin e Chelsea-s, Antonio Rudiger.
Sipas Mundo Deportivo, gjermani nuk është në listën e lojtarëve që vëzhgohen nga gjiganti katalunas, transmeton portali arbresh.info.
Rudiger nuk ka bërë ndonjë paraqitje për “Blutë” këtë edicion dhe disa media kanë raportuar që gjiganti londinez e ka lejuar të largohet.

Gjermani u transferua në “Stamford Bridge” në vitin 2017, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë sidomos pas transferimeve të Thiago Silva-s dhe Malang Sarr-it.
Thuhet se Barcelona është duke provuar transferimin e Eric Garcia nga Manchester City, lojtar që më herët ishte në akademinë e klubit blaugranas./arbresh.info.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...