Philippe Coutinho nuk do të mbetet te Bayern Munich më shumë se deri në fund të sezonit.
Kampionët e Gjermanisë e kanë në huazim brazilianin nga Barcelona, por që nuk kanë treguar interesim për ta blerë përfundimisht.
Kësisoj braziliani do të rikthehet në Camp Nou në verë, por që nuk do të qëndrojë gjatë aty.
As kampionët e Spanjës nuk e duan në skuadër pasi Coutinho nuk është në planet e trajnerit Setien.
Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona tanimë i ka vendosur çmimin e largimit mesfushorit brazilian.
Blaugranët duan të fitojnë 80 milionë euro nga shitja e Coutinhos, e ardhmja e të cilit duket në Ligën Premier.
Manchester United, Liverpool dhe Chelsea janë tri skuadrat që kanë shfaqur interesim për brazilianin.
Gjithsesi në garë mbetet edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain ku Coutinho mund të përfshihet në marrëveshje për një rikthim të Neymarit në Camp Nou.
Filloi dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë
27 vjet nga nisja e ushtarëve të UÇK-së, Bekim Jashari kujto...
Superliga vazhdon me tre super derbi, vëmendja në Gjilan e S...
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në muajin dhjetor: Sakrif...
Pamje tronditëse, “gjak kudo”, të shtëna me armë...
Haradinaj në 7-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës: Vendim histor...