Barcelona raportohet se ka nisur bisedimet për të nënshkruar këtë verë me mesfushorin e Paris Saint Germainit, Marco Verratti.
Bazuar në ‘Mundo Deportivo’, zyrtarët e Barcelonës dhe agjenti i Verratit, Donato Di Campli, janë takuar dy herë, së pari në ‘Camp Nou’, ku klubi katalunas tronditi mysafirët në ‘Camp Nou’ duke fituar 6 me 1, dhe më pas gjatë barazimit ndaj Juves javën e kaluar 0 me 0, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta e lartpërmendur shpjegon që reprezentuesi i Italisë ishte shumë i ngazëllyer kur dëgjoi rreth bisedimeve duke e vlerësuar transferimin si një “vendim shumë të rëndësishëm” për karrierën e tij.
Megjithatë, Paris Saint Germain nuk është e njohur për shitjen e lojtarëve më të mirë, gjë që do të thotë se Barcelona duhet të jetë e përgatitur për bindur klubin francez./arbresh.info
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...