Barcelona është duke u përballur me një akuzë të bërë nga Atletico Madrid, në FIFA, rreth interesimit të tyre në Antoine Greizmann.
Mediat spanjolle kanë raportuar se gjiganti katalan është në bisedime me familjarët e francezit, por tashmë klubi i ka mohuar këto shkrime.
“Barcelona nuk ka negociuar me asnjë lojtar, që kështu nuk ak thyer asnjë rregull”, ka thënë zëdhënësi i klubit për MARCA.
Të hënë drejtori i Barcelonës, Guillermo Amor, kishte thënë se nuk ka negociata nga të dyja palët për Griezmann, pasi ka kontratë deri në vitin 2022.
Sipas rregullave të FIFA-s një klub nuk guxon të kontaktojë me lojtarin nëse nuk i është bërë të ditur klubit të tij aktual.
Greizmann ishte shumë afër transferimit në Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës, por pas dënimit të FIFA-s që i kishte bërë klubit spanjoll, kishte vendosur t’i qëndrojë besnik klubit madrilen. /arbresh.info/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...