Barcelona ka lëshuar edhe një njoftim në lidhje me lëndimin e Ousmane Dembeles.
Skuadra katalunase konfirmoi dje se sulmuesi francez ka pësuar lëndim në seancën stërvitore të zhvilluar dje në mëngjes.
Blaugranasit kanë bërë të ditur se lojtari ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë, derisa ka tendosur muskujt.
Në njoftim më tej thuhet se Dembele do t’u nënshtrohet disa testeve më të detajuara dhe aty do të kuptohet se sa do të mungojë.

Në rast se lëndimi është serioz, lojtari mund të mbyllë sezonin para kohe.
Ditë më parë fituesi i kupës së Botës u rikthye te kampioni i La Liga-s, mirëpo u lëndua përsëri.
Që nga transferimi i tij në Camp Nou nga Borussisa Dortmundi, ai ka qëndruar më shumë i lënduar se sa që ka luajtur. /Telegrafi/

Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...
Irani kërkon lirimin e anijes së mallrave dhe ekuipazhit të ...
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...