Barcelona është duke organizuar negociatat me trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino.
Pas fitores ndaj Sporting Gijonit, Luis Enrique njoftoi se do të largohet si trajner nga Barcelona me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Mediat spanjolle raportojnë se drejtorët e Barcelonës kanë reaguar shpejtë dhe pritet të zhvillojnë negociatat me Pochettinon para të shtunës.
Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman është gjithashtu pjesë e listës së shkurtër të gjigantit katalunas.
Megjithatë, Pochettino do të jetë i pari me të cilin do të zhvillohen negociatat dhe Barcelona ka aranzhuar takimin me të brenda 48 orëve të ardhshme./arbresh.info
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...