Barcelona thuhet se i ka ofruar një shkëmbim lojtarësh Juventusit, ku përfshihen Ousmane Dembele dhe Dejan Kulusevski.
Klubi nga Camp Nou është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën për sezonin 2021/22, por nuk kanë para të blejnë lojtarë.
Ideja dhe strategjia e drejtuesve të Barcelonës është të transferojnë lojtarë që janë agjent të lirë ose të bëjnë shkëmbime.
Një shkëmbim të tillë e kanë tentuar edhe së fundmi me klubin italian, Juventus.
Sipas mediumit Calciomercato, Barcelona propozoi në fillim të kësaj jave një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Dembelen dhe Kulusevskin.
Bianconerët thuhet se refuzuan menjëherë ofertën e Blaugranave, me rekordin e dëmtimeve të Dembeles që mendohet se ka luajtur një rol në vendimin e tyre.
Dembele aktualisht është duke u rikuperuar nga një problem i kyçit të këmbës që e mori në Euro 2020 me Francën, ndërsa Kulusevski njihet si lojtar që lëndohet rrallëherë. /Telegrafi/
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...