Mesfushori i Barcelonës, Carles Alena, këmbëngul se skuadra e tij gjithmonë ka dyert e hapura për rikthimin e Neymarit.
Braziliani u largua nga Camp Nou për PSG-në për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.
Komentet e Alenas përputhen me spekulimet se superylli brazilian mund të kthehet te Barcelona.
“Ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë, ky klub gjithmonë mban derën hapur për lojtarë të tillë”.
Negociatat do të jenë të vështira…
“Natyrisht, ne do të donim rikthimin e tij, ai do të përmirësonte ekipin tonë, rezultatet tona dhe lojtarët tanë”.

“Ousmane Dembele? Ai është anëtar i skuadrës, gabimet janë raportuar dhe janë zgjidhur, por ne duhet që t’i ndihmojmë sikur secilit lojtar”.
“Kur vini në këtë klub nga jashtë nuk është gjithmonë lehtë që të adaptohet, por kjo është zhveshtore që do t’i ndihmojë atij që të përshtatet”.
“Atletico Madridi? Është sfidë e rëndësishme për ne, ne kemi nevojë të kthehemi nga kjo disfatë nga Betisi”, u shpreh Alena. /Telegrafi/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...