Barcelona i ka dhënë fundit interesimit të tyre në mesfushorin e Nices, Jean Michael Seri.
Kjo është goditja e fundit për Barcelonën në merkaton e tmerrshme të transferimeve, ku duket se ata kanë humbur atë që iu duhet për të finalizuar marrëveshjet, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Marca’ raporton që negociatat ishin duke u zhvilluar deri në mbrëmjen e kaluar para dështimit nga të dy klubet për të arritur një marrëveshje rreth tarifës së transferimit.

26-vjeçari, i cili ishte vlerësuar si “Xavi i ri”, ishte pjesë e skuadrës së Nices që shijoi një sezon sensacional edicionin e kaluar në Liga 1 duke përfunduar në pozitën e tretë.
Barcelona është gjithashtu duke dështuar për të siguruar marrëveshjet me Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen./arbresh.info/
Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së...
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...