Barcelona është duke konsideruar mundësinë për të transferuar mbrojtësin e krahut të majtë të PSG-së, Layvin Kurzawa.
27-vjeçari do jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata me klubin francez dhe thuhet se kërkohet nga Liverpool e Arsenal, transmeton portali arbresh.info.
Kësaj garë i është bashkuar edhe klubi katalunas sepse planifikojnë ta shesin Junior Firpo dhe francezi shihet si zëvendësuesi adekuat.

Kurzawa është transferuar te PSG në verë të vitit 2016 nga Monaco për 25 milionë euro dhe ka bërë 123 paraqitje duke fituar 13 trofe që përfshijnë tri herë Ligue 1 radhazi.
Kurzawa për PSG në katër vitet e fundit ka qenë në formacionin e parë, por këtë sezon pozitën e tij e ka zënë Juan Bernat./arbresh.info.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së