Barcelona ka vendosur të përfundojnë bisedimet me Valencia për nënshkrimin e Rodrigo Moreno dhe do të shikojë opsione tjera për sulmin.
Klubi katalunas nuk ishte i gatshëm të përmbushë kërkesat financiare të Los Che në këtë afat kalimtar.
Sipas mediumit Mundo Deportivo, ndalimi i negociata mes dy palëve është përfundimtar për momentin.
Megjithëse të dy klubet ishin afër arritjes së një marrëveshje, Barcelona nuk mund të gjente një mënyrë për të marrë shërbimet e spanjollit.
Blaugranët mendonin të nënshkruajnë me Bruno Fernandes nga Sporting CP dhe menjëherë ta huazojnë atë në Valencia në këmbim të Rodrigos.
Sidoqoftë, Manchester Unitedi ka raportuar se ka arritur një marrëveshje me ekipin portugez për nënshkrimin e mesfushorit.

Barcelona tani do të përpiqet të nënshkruajë një tjetër sulmues për të mbushur boshllëkun e lënë nga Luis Suarez, i cili do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi.
Klubi katalunas ka disa sulmues në radarin e tyre, por atyre u mbetet vetëm deri të premten për të përfunduar çdo marrëveshje. /Telegrafi/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...