Është e qartë se portieri Marc-Andre ter Stegen është një ndër më të mirët në botë për pozitën e tij, por nuk është duke kaluar kohën më të mirë te Barcelona.
Gjermani është duke pas probleme me rinovimin e kontratës sepse ka kërkuar pagesën sa të bashkëlojtarit, Leo Messi dhe kjo kërkesë nuk është aprovuar nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Kjo nuk i ka pëlqyer gardianit dhe ka filluar të kërkojë klub të ri, ndërsa Barcelona thuhet se ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Sipas Don Balon, Barcelona e sheh portierin e Ajax, Andre Onana si pasuesi i Ter Stegen në “Camp Nou”.

Onana ishte në akademinë e Barcelonës para se të kalonte te Ajax, aty ku u përmirësua shumë në vitet e fundit.
Vlera e tij është rreth 30 milionë euro dhe flitet se Onana është i gatshëm të rikthehet te Barcelona, kurse për Ter Stegen ka interesim Bayern Munich./arbresh.info.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit