Barcelona ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Real Sociedadit në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga. Të drejtuarit e Hansi Flick triumfuan me rezultat 2-1.
Real Sociedadi realizoi fillimisht në minutën e 31-të me golin e Alvaro Odriozolas, shkruan Arbresh.info.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Barcelona barazoi rezultatin me golin e Koundes, pas një asistimi nga Marcus Rashford.
Ndërkohë për epërsinë e Barcelonës, shënoi Robert Lewandowski pas një asistimi nga Lamine Yamal.
Sociedadi pati disa mundësi të mira, pasi pranoi golin e dytë por Kubo u ndal dy herë nga shtylla.
Edhe, Barcelona pati një mundësi të mirë me Lewandowskin, mirëpo gjuajtja e polakut u ndal nga shtylla.
Deri në fund gola tjerë nuk pati, dhe Barcelona mori fitoren e radhës në La Liga e cila i bën lider me 19 pikë, një më shumë se Real Madridi.
Kurse Real Sociedadi është në pozitën e 17-të me pesë sosh.
Takimin e radhës, Barcelona e luan në udhëtim tek Sevilla, ndërsa Sociedadi përballet me Rayo Vallecanon./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...