Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, do të mungojë për një muaj pas një lëndimi të pësuar gjatë ndeshjes së Polonisë kundër Lituanisë, duke e përjashtuar atë nga përballja e shumëpritur ndaj Real Madridit më 26 tetor.
Sipas MARCA, kjo ka shkaktuar pakënaqësi në kampin katalanas, ku drejtuesit e klubit theksojnë se lojtarët duhet të njoftojnë menjëherë stafin në rast të shqetësimeve fizike për të shmangur përkeqësimin e gjendjes.
Mungesa e Lewandowskit do të thotë se ai do të humbasë gjashtë ndeshje të rëndësishme në muajin e ardhshëm, katër në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve.
Lëndimi vjen në një moment delikat, pasi sulmuesi polak është në bisedime për rinovimin e kontratës me klubin.
Kjo është një tjetër goditje për Barcelonën, e cila po përballet me probleme të njëpasnjëshme nga kombëtaret.
Edhe Dani Olmo dhe Ferran Torres janë aktualisht të dëmtuar pas angazhimeve me përfaqësueset e tyre, ndonëse bëhet fjalë për lëndime më të lehta.
Trajneri Hansi Flick do të duhet të menaxhojë një muaj vendimtar pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit ofensiv, në një periudhë ku ndikimi i pauzave ndërkombëtare në formën fizike të skuadrës është vënë theksueshëm në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...