Luis Enrique ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin e tij në postin e trajnerit të Barcelonës për sezonin e ardhshëm.
Andaj, drejtuesit e klubit kanë filluar t’i konsiderojnë opsionet në rast të largimit të tij.
“Daily Express” raporton se gjiganti katalan është i interesuar për angazhimin e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri.
Allegri spekulohet se do të largohet nga Torino, pas përfundimit të këtij sezoni.
Ndërsa, ai kërkohet edhe nga Arsenal në rast të largimit të Arsene Wenger gjatë verës.