Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, ende nuk ka vendosur se a do të vazhdojë karrierën me Barcelonën apo do të largohet.
Ai do të vendos gjithçka në prill, nëse do të qëndrojë në “Camp Nou”, apo do të kërkojë për një aventurë të re.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, shpreson se vendimi që do të marrë kapiteni, do të jetë pozitive për Barcelonën.
“Momentalisht gjithçka çka mund të bëjmë është të presim derisa të vendos”, tha Valverde.
“Deri më tani ai nuk e ka bërë zgjedhjen e tij. E dimë se çfarë sjell dhe do të donim që ta kishim përgjithmonë këtu”, shtoi trajneri i Barçës.
Iniesta flitet se do të largohet nga Barcelona dhe se mund të transferohet në kampionatin amerikanë apo në Azi. /arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...