Barcelona ka vendosur një rekord të ri në La Liga duke u bërë klubi me më së shumti ndeshje si të pamposhtur në histori të ligës.
“Blaugranët” barazuan 2 me 2 mbrëmjen e sotme (e martë) dhe Ousmane Dembele e Paco Alcacer ishin dy lojtarët që shënuan për mysafirët, transmeton portali arbresh.info.
Barazimi bëri që Barcelona të vazhdoj e pamposhtur në 33 ndeshje radhazi të këtij sezoni 2017/18. Skuadra e Ernesto Valverdes ka fituar 25 nga ato dhe ka barazuar në vetëm tetë ndeshje.
Me 33 ndeshje të pamposhtur, Barcelona ka tejkaluar Real Sociedadin që mbante rekordin e mëparshëm që e vendosi në sezonin 1979-80 me 32 ndeshje pa humbje.
Testi më i vështirë për gjiganti katalunas do të jetë El Clasico e dytë që zhvillohet në Camp Nou kundër Real Madridit që zhvillohet më 6 maj./arbresh.info/
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...