Ousmane Dembele mund t’i mungojë Barcelonës në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve të mërkurën, pas një problemi muskulor në fitoren e së shtunës 3:1 kundër Rayo Vallecanos.
Testet mjekësore pas ndeshjes kundër Vallecanos zbuluan se sulmuesi francez e ka tërhequr muskulin në këmbën e majtë, transmeton Gazeta Express.
Prandaj, nuk është e qartë nëse francezi do t’ia dalë të riaftësohet në kohë për ndeshjen e kthimit kundër Lyonit në mesjavë, edhe pse Barça nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që ai të luajë.

Ky nuk është dëmtimi i parë i Dembeles këtë sezon, pasi ai ka munguar në pesë ndeshje të Barçës kohë më parë.
Zezonin e kaluar, ai mungoi disa muaj për shkak të problemit me muskulin.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit