Barcelona ka arritur të shënoj fitore bindëse me rezultat 0-3 në udhëtim tek Athletic Bilbao, në kuadër të xhiros së 38-të në futbollin spanjoll.
Ndeshja nisi mirë për Blaguranat kur në minutën e 14-të, Robert Lewandowski realizoi për 0-1, shkruan Arbresh.info.
Pas tre minutash po i njëjti futbollist shënoi për ta dyfishuar epërsinë.
Gola të tjerë në pjesën e parë nuk pati, teksa vulën e fitores e dha Dani Olmo në minutën e katërt shtesë me një gol nga pika e bardhë e penalltisë.
Barcelona e mbyll këtë edicion të La Ligas si kampione me 88 pikë të grumbulluara pas 38 xhirosh, 102 gola të shënuar dhe 39 të pësuar.
Teksa Bilbao arriti të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, pasi mbylli kapanjën e La Ligas në pozitën e katërt me 70 pikë./Arbresh.info
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin