Barcelona është shumë afër t’i sigurojë shërbimet e Gavi-t për një periudhë afatgjate.
Mesfushori spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën, por duket se palët janë afër arritjes së marrëveshjes së re.
17 vjeçari pëlqehet nga klubet angleze si Manchester City dhe Liverpooli.
Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, palët janë afër ta gjejnë gjuhën e përbashkët në atë mënyrë që Gavi ta vazhdojë kontratën afatgjate me katalunasit.
Edhe vetë lojtari do të ishte mjaft i kënaqur nëse qëndron në “Camp Nou”, ku e sheh të ardhmen e tij.
Megjithatë, oferta e Barçës nuk përputhej me kërkesat e lojtarit, por që duket se klubi spanjoll e ka përmirësuar ofertën për lojtarin e akademisë së tij. /arbresh.info/
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...