Barcelona është në pritje të një oferte luksoze nga Arabia Saudite për sulmuesin Vitor Roque, sipas asaj që raporton gazeta katalanase SPORT.
18-vjeçari brazilian u bë pjesë e Barcelonës në vitin 2024 në një marrëveshje që kushtoi plotë 65 milionë euro.
Sidoqoftë, koha e tij tek Barcelona nuk ka shkuar ashtu siç ai do të kishte dëshiruar, pasi Roque nuk bënte pjesë aspak në planet e Xavi Hernandez gjatë kohës sa ai ishte në krye.
Përkundër faktit që trajneri i ri Hansi Flick, e përfshiu Roquen në ekipin e tij që do të udhëtojë në Amerikë, SPORT raporton se largimi i lojtari këtë verë është i sigurt.
Barcelona preferon ta largojë në formë huazimi, por janë në dijeni të interesimit nga Al Hilali, klub ku luan edhe bashkëkombasi i tij Neymar.
Në rast se një ofertë e madhe mbërrin, atëherë Barcelona do ta bëjë të pamundurën që ta pranojë atë, duke marrë parasysh problemet që kanë me fair-play financiar dhe dëshirës për të nënshkruar me Nico Williams.
Porto më herët kishte shprehur interesim për Roquen, por ishte tërhequr nga gara për nënshkrimin e tij shkaku i kërkesave të larta nga ana e Barcelonës.
Një ofertë stratosferike nga Al Hilali mund ta ndryshojë situatën, duke e lejuar Barcelonën ta largojë nga ekipi dhe të lehtësojë barrën financiare./Telegrafi/
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...