Pas dasmës është radha e rinovimit. Muaj i rëndësishëm për Ousmane Dembele, sulmuesin francez të Barcelonës.
Drejtuesit e klubit katalanas po negociojnë prej ditësh me agjentin e 24-vjeçarit në lidhje me kontratën e re.
“Sport.es” shkruan se marrëveshja është arritur dhe sulmuesi i djathtë do të vazhdojë të qëndrojë në “Camp Nou”.
Dembele ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, teksa akordi i ri do të zgjasë deri në verën e vitit 2027.
Lojtari ka pranuar të ulë rrogën dhe javën e ardhshme do të firmosë zyrtarisht kontratën e re me klubin e famshëm iberik.
Dembele është pjesë e Barcelonës prej vitit 2017 kur la Dortmundin për t’u transferuar në La Liga për shumën e 135 milionë eurove.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...