Barcelona beson se gjatë verës do arrijë të transferojë dyshen nga Seria A, Miralem Pjanic dhe Lautaro Martinez.
Dy lojtarët janë në top listën e Barcelonës dhe në dijeni janë edhe Juventus e Inter, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, shkaku i pandemisë së koronavirusit financat kanë ndryshuar, andaj Barcelona do bëjë shkëmbime të lojtarëve.

Sipas Mundo Deportivo, gjiganti blaugranas do humbasë shtatë lojtarë në këmbim.
Për Pjanic, Barelona do ofrojë lojtarët, si Rafinha, Samuel Umtit, Junior Firpo, Carles Alena dhe Emerson.
Ndërsa, transferimi i Martinez do jetë më i vështirë, ngase Arthur ka refuzuar të largohet nga “Camp Nou”.
Barcelona është e gatshëm të ofrojë Arturo Vidal dhe do paguajë milionat./arbresh.info.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...