Barcelona ka zhbllokuar shifrat në ndeshjen e madhe kundër Manchester United.
Gjiganti katalunas është duke udhëhequr me rezultat 0 me 1 pas vetëm 12’ minutave në takimin si mysafirë në Angli kundër “Djajve të Kuq”, shkruan portali arbresh.info.
Pas një super asistimi nga superylli Lionel Messi, sulmuesi qendror Luis Suarez dërgoi topin në rrjetë ndonëse kjo mund të cilësohet edhe si një autogol meqenëse Shaw ishte i fundit që preku topin.
Goli fillimisht u anulua duke u vlerësuar si nga një pozitë jo e rregullt, por me anë të shqyrtimit të rastit me teknologjinë VAR, gjyqtari vendosi se gjithçka ishte në rregull.
Takimi zhvillohet në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...