Robert Lewandowski me shumë gjasë do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Drejtuesit e klubit katalanas prej kohësh kanë nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues të denjë për polakun.
Edhe pse është përmendur shumë emri i Julian Alvarez, transferimi i argjentinasit është thuajse i pamundur.
Atletico Madrid kërkon 150 milionë euro për të lënë të lirë, shifër që Barcelona nuk është në gjendje ta paguajë.
“Diario AS” raporton se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, po shyrton dy emra, transferimi i të cilëve është i përballueshëm.
Emri i parë i cili pëlqehet shumë nga Hansi Flick, është sulmuesi i Dortmundit, Serhou Guirassy, i cili ka një klauzolë largimi 65 milionë euro.
Emri i dytë, i cili ka një kosto mëse të përballueshme nga Barcelona, është sulmuesi i Levante, Karl Etta Eyong, i cili ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tri asistime deri tani në La Liga. Kartoni i tij vlen rreth 20 milionë euro.
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin