Një lajm shumë i mirë ka ardhur sot nga kampi Barcelonës pas asaj humbje të hidhur mbrëmë nga Atletico Madrid , pasi mesfushori holandez Frenkie de Jong është rikthyer në stërvitje me grupin pas rreth një muaji e gjysmë mungese.
De Jong kishte pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë në fund të muajit shkurt dhe mungesa e tij ishte ndjerë shumë në skuadër. Rikthimi i tij vjen në një moment vendimtar të sezonit.
Trajneri Hansi Flick pritet ta ketë në dispozicion mesfushorin për ndeshjen e së shtunës ndaj RCD Espanyol, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të ruhet për përballjen e madhe të së martës në UEFA Champions League kundër Atlético Madrid.
Plani i stafit teknik është që De Jong të marrë disa minuta në derbi, në mënyrë që të jetë plotësisht gati për sfidën vendimtare, ku Barcelona duhet të përmbysë disavantazhin 0-2.
Për ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos, Barcelona do të jetë pa Pau Cubarsí për shkak të pezullimit. Kjo pritet të detyrojë Eric García të luajë si qendërmbrojtës, përkrah Gerard Martín.
Në këtë situatë, pozita e mesfushorit defensiv mbetet e hapur mes De Jong dhe Marc Bernal, i cili gjithashtu po rikuperohet nga një ndrydhje e lehtë në kyçin e këmbës.
Ndërkohë, një tjetër shqetësim për Barcelonën mbetet gjendja e Pedri. Mesfushori nuk u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit për shkak të disa shqetësimeve në muskujt e pasëm të kofshës.
Testet mjekësore do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit, por sinjalet e para tregojnë se bëhet fjalë për një problem të lehtë, që mund ta lërë jashtë për derbin, por jo domosdoshmërisht për sfidën e madhe ndaj Atleticos.
Ndeshja e kthimit luhet të martën mbrëma me fillim nga ora 21:00 në “Metropolitano”./Arbresh.info
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...