Gjiganti katalunas është mjaft i kënaqur me paraqitjet e portierit gjerman në sezonet e fundit dhe për këtë po mendon ta shpërblejë atë.
Marc-Andre ter Stegen mund ta nënshkruajë një kontratë të re me Barcelonën, shkruan Gazeta Express.
Portieri gjerman i ka arsyetuar mjaft mirë pritshmëritë e tij nga ana e gjigantit katalunas në sezonet e fundit.
Ai ka shfaqur stabilitet në portë dhe kjo ka bërë që kampioni aktual spanjoll të mendojë ta shpërblejë atë.
Mediumi spanjoll “Marca” shkruan se Barça e ka si prioritet vazhdimin e kontratës me Ter Stegenin.
Përfaqësuesi gjerman mund të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Camp Nou, me ç’rast do të lidhej me këtë klub deri në vitin 2025.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...