Babai i Lionel Messit është larguar nga Barcelona pas një takimi me herarkinë e klubit, por asnjë progres nuk është bërë në lidhje me kontratën e re, të paktën kështu raportojnë mediat në Spanjë.
Jorge, i cili vepron gjithashtu si agjent sulmuesit, është rikthyer në Argjentinës pas negociatave për vazhdimin e marrëveshjes së superyllit me gjigantin katalunas, që skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Messi Sr. kishte shkuar në Spanjë para disfatës 4 me 0 në Ligë të Kampionëve kundër Paris Saint Germaint. Megjithatë, ‘AS’ raporton që palët nuk janë as afër marrëveshjes.
Madje, brenda kampit të Barcelonës kanë filluar të qarkullojnë edhe zëra se anëtarët e bordit janë të shqetësuar që negociatat janë duke marrë kohë më shumë seç pritej.
Të tjerët kanë frikë gjithashtu se pas çdo dite që kalon, marrëveshja është duke u bërë gjithnjë e më e shtrenjtë për katalunasit./arbresh.info
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...