Barcelona e ka piketuar për transferim Luis Diaz e Liverpoolin për merkaton e verës.
Drejtori sportiv Deco dhe presidenti i klubit, Joan Laporta kishin shënjestruar yllin e Liverpoolit duke marrë parasysh formën e tij tek skuadra e “The Reds”, shkruan Arbresh.info.
Por kundër këtij transferimi ka dal trajneri, Hansi Flick.
Sipas mediumeve në Spanjë, trajneri gjerman nuk e pëlqen kolumbianin për stilin e lojës së tij. Ai është duke kërkuar një lojtar me cilësi të larta para portës.
Flick është duke kërkuar një sulmues krahu tipik i cili mendon vetëm për të shënuar.
Kujtojmë se kolumbiani është pjesë e Liverpoolit nga vitit 2022 kur u transferua nga Porto. Ai ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027./Arbresh.info
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban
Gjykimi i Thaçit në rastin e administrimit të drejtësisë, ca...
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...