Lionel Messi thuhet se kërkon nga Barcelona të shes Paco Alcacerin.
Alcacer ishte transferuar nga Valencia për 27 milionë gjatë verës së kaluar, transmeton portali arbresh.info. Ai arriti në ‘Nou Camp’ me qëllimin për të rivalizuar Luis Suarezin për pozitën startuese nën udhëheqjen e Luis Enriques.
Megjithatë, reprezentuesi spanjoll ka kaluar një sezon të vështirë tek gjiganti katalunas dhe gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon se Barcelona është e gatshme të shkarkojë atë verës.
Lionel Messi thuhet të jetë personi që është duke pasur ndikim në këtë marrëveshje prapa skenave.
Reprezentuesi argjentinas dëshiron që Munir, i cili nënshkroi me Valencian në formë huazimi gjatë muajit gusht, të rikthehet sezonin e ardhshëm./arbresh.info

Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...